Ministri izraelit i ekstremit të djathtë: Vdekja e 2 milionë banorëve të Gazës nga uria mund të justifikohet…

Shpërndaje

Ministri i Financave i Izraelit Bezalel Smotrich deklaroi këtë të hënë se vdekja e dy milionë palestinezëve në Rripin e bllokuar të Gazës nga uria mund të jetë “e justifikuar dhe morale”.

“Ne nuk mundemi, në realitetin aktual global, të menaxhojmë një luftë. Askush nuk do të na lejojë të bëjmë 2 milionë civilë të vdesin nga uria edhe pse mund të jetë e justifikuar dhe morale derisa pengjet tanë të kthehen,” tha Smotrich në një konferencë.

Izraeli ka vendosur një bllokadë gjymtuese në Rripin e Gazës që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, duke e lënë të gjithë popullsinë e territorit në prag të urisë.

“Ne po sjellim ndihma sepse nuk ka zgjidhje,” tha Smotrich, duke bërë thirrje që Izraeli të ketë kontroll të plotë mbi atë që hyn në enklavën palestineze.

Shpërndaje