Meta zbeh rëndësinë e Agron Çelës/ “14 maji do të jetë uragani i ndryshimit”…

Shpërndaje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka minimizuar efektet e largimit tek mazhoranca të deputetit Agron Çela duke deklaruar se të gjitha bashkitë e qarkut Shkodër në 14 maj do t’i fitojë opozita.

Meta solli në vëmendje zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, kur Sali Berisha e fitoi Shkodrën pavarësisht problemeve të brendshme të PD.

“Per qarkun e shkodres rilindaj do te kete zero bashki dhe zero mundesi per te njollosur shkodranet. E ka shnderruar shkodren ne nje fshat te braksitur, e mori pergjigjen ne 6 mars e do e marre edhe ne 14 maj.”

Meta ka theksuar se opozita është e fokusuar vetëm tek fitorja e zgjedhjeve, veçanërisht ne bashkinë e Tiranës, Durrësit e Elbasanit.

“14 maji do të jetë një uragan për ndryshim. Çdo shqiptar do të votojë ndryshimin.”

Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor situatën brenda Partisë Demokratike per shmangur vëmendjen nga skandalet e qeverise.

“Çdo manovër e Edi Ramës është e dështuar për të shmangur vëmendjen nga skandalet. Skandalet e tij nuk i mbulon dot më asgjë. Nuk mbulohet dielli me shoshë thotë populli. Çdokush e kupton që po jetojmë në një regjim kleptokratik të padurueshëm. Ky korrupsion është jo vetëm shkaku kryesor i varfërimit të shqiptarëve. Çdo manovër që stiset nga Edi Rama lidhur me opozitën, do të dështojë.”

Shpërndaje