Meta thumbon Ramën nga Shkodra: Bënte shumë personale në lojë, në politikë bën edhe më shumë faulla

Shpërndaje

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pasi ndoqi ndeshjen e basketbollit në Shkodër mes Vllaznisë që mposhti Tiranën ka komentuar edhe ndeshjen.

Një prej gazetarëve i përmendi faktin se dhe kryeministri aktual i vendit Edi Rama ka qenë basketbollist. Meta shprehet se e respekton si ish- basketbollist por në lojë bënte shumë faulle, kurse në politikë bën akoma më shumë.

”Unë i respektoj edhe kryeministrin megjithëse ai bënte shumë personale në basketboll dhe për fat të keq bën edhe për fat të keq bën edhe më shumë faulla në poltikë.”– tha Meta.

Sa i përket ndeshjes ai u shpreh se nuk ishte as me Vllazninë as me Tiranën por kuqezi si dhe theksoi nevojën e mbështetjes me investime të basketbollit por jo vetëm të të gjitha sporteve me dorë në Shqipëri.

Shpërndaje