Meta prezanton Shehaj si drejtuese të luftës kundër korrupsionit: Dekorruptim qeverisjes dhe vetë opozitës…

Shpërndaje

Në komunikimin e sotëm për mediat, drejtuesi i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi Briseida Shehaj, si Koordinatore Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në parti.

Gjithçka teksa tha se misioni kryesor i Partisë së Lirisë sot është dekorruptimi i shtetit, i qeverisjes dhe i vetë opozitës, për të cilën tha se shiti mandatet por edhe bashkitë, duke i hapur rrugë kapjes së shtetit.

Përqendrimi ynë është revolucioni antikorrupsion dhe dekorruptimi i vetë opozitës se vetëm një opozitë e vendosur korrupsionin është garanci për një qeverisje me integritet për të ardhmen.

Dekorruptimi i qeverisjes, i shoqërisë, i shtetit prioriteti ynë kryesor, përmes revolucionit antikorrupsion.

Korrupsioni ka instaluar frikën, varfërinë, ka cenuar rëndë dinjitetin e shumë qytetarëve, varësinë e tyre nga grupet kriminale në vend dhe padyshim sa më të varfër të jenë shqiptarët, aq më kollaj e kanë të vënë dorë në zgjedhje dhe votat e shqiptari.

Referendumi është instrumenti më i sigurt që i rikthen fuqinë popullit. Fuqia e popullit mbi këtë klasë politike dhe çdo klasë tjetër politike.

Shpërndaje