Endrit Braimllari është larguar nga posti kryetar i grupit të këshilltarëve të PL, në këshillin bashkiak Tiranë.
Lajmi është bërë me dije përmes një letre, ku Braimllari thotë se tashmë do të jetë këshilltar i pavarur.
Letra e plotë:
Në mbledhjen e Komitetit drejtues kombëtar të PL, e mbajtur në 1 tetor 2024 është marr vendimi për përjashtimin tim nga kjo strukturë politike.
Në kushtet e përjashtimit nga PL, kërkojë që të zbatoni vendimin për largimin si kryetar i grupit të këshilltarëve të PL në këshillin bashkiak Tiranë.
Nga ky moment do të jem këshilltar i pavarur në mnrojtje të interesit qytetarë, për të krijuar shance dhe mundësi për qytetarët e Tiranës.