Meta paralajmëron: PD, një parti e fuqishme në Shkodër, efekti PD-PL do jetë shumë herë më i lartë se në 6 mars…

Shpërndaje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur mbrëmjen e sotme për situatën politike në vend  dhe zgjedhjet e 14 majit. Ai u shpreh mbrëmjen e sotme në “Çim Peka Live” se Partia Demokratike është një parti shumë e fuqishme në Shkodër.

Teksa u pyet nëse do të pranojë të ikurit në parti në parti, Meta  tha se  nuk merr apo përjashton njeri me pahir nga PL. Ai tha se efekti PD-PL në zgjedhjet e 14 majit do të jetë shumë herë më i lartë se në 6 mars,

Pyetje: Do i pranoni të ikurit?

Meta: Zoti Curri mendoj që ne as nuk përjashtojmë dhe as nuk marrim njeri me pahir por secili promovohet ne bazë të meritave të tij. Për Shkodrën ua thashë. LSI ishte e dyta në Shjkodër dhe PS e treta. PD është absolutisht një parti e fuqishme në Shkodër, kjo është e jashtëzakonshme. Shkodra e di që kjo nuk është një zgjedhje individësh, por zgjedhje për pluralizmin politik që është kaq jetik për të ardhmen dhe Shkodra e sa është diskriminuar.

Së dyti, efekti PD-Partia e Lirisë do të jetë akoma dhe shumë herë më i lartë se në 6 mars. Shkodra e di se kjo nuk është një zgjedhje individësh dhe nuk ka rëndësi se nga janë konvertuar. Në këtë rast është një zgjedhje për pluralizmin politik që është kaq jetik për Shqipërinë sot dhe të ardhmen. Shkodra e di si ka vuajtur në të kaluarën nga një regjim monist dhe sa është diskriminuar dhe përjashtuar nga kjo qeveri. Shkodra është djepi i lirisë dhe demokracisë”, tha Meta.

Shpërndaje