Meta nga Shkodra: Kushtetuta është shkruar nga Venecia, për Gjykatën duhet të flasë drejtësia

Shpërndaje

Duke ironizuar në mënyrë indirekte mazhorancën, Presidenti Ilir Meta tha se nuk mund të komentojë mbi raportin paraprak të Komisionit të Venecias për çështjen e emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pasi mbi të ka pasur konfidencialitet.

Ilir Meta: Nuk e komentoj se mbi dokument kam pasur një konfidencialitet por unë ua kam thënë që më përpara që Kushtetutën tonë, sidomos për Gjykatën Kushtetuese e ka shkruajtur vetë Venecia.

Nga Shkodra, Presidenti tha se kjo çështje prej 115 ditësh i përket drejtësisë dhe është ajo që duhet të vendosë pikat mbi “i” në mënyrë që akush në Shqipëri të mos guxojë të shkelë Kushtetutën.

Ilir Meta: Nuk mendoj se kjo është çështje e Venecias sepse Kushtetutën e Shqipërisë Venecia e ka shkruajtur. Kjo ka qenë dhe mbetet që prej 115 ditësh çështje e drejtësisë, e hetimit që të bëjë veprimet e duhura që askush në Shqipëri të mos dalë mbi Kushtetutën dhe ligjin.

Presidenti iu shmang pyetjes së gazetarit të Ora News mbi zërat se mazhoranca po tenton të negociojë në Presidencë për këtë çështje përpara skadimit të afatit të 15 marsit të lënë nga zoti Meta.

Ilir Meta: Këtu kemi ardhur për të parë një spektakël të jashtëzakonshëm dhe gëzohem që Vllaznia vazhdon dhe shkëlqen në lojërat me dorë.

Pas kësaj deklarate, Meta në shoqërinë edhe të kryebashkiakes Voltana Ademi ju drejtua shkallëve të Pallatit të Sportit për ndjekur ndeshjen e basketbollit për meshkuj, Vllaznia-Tirana.

Shpërndaje