Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka prezantuar sot drejtorët e rinj të zgjedhur në 12 qarqet në vend. Mësohet se nga konkursi në Tiranë është zgjedhur drejtor Elton Alushi, ndërsa në Durrës është përzgjedhur drejtor Vilson Bala. Ndërsa në Fier Hoxha tha se drejtor është vendosur Skënder Hitaj, e në Vlorë është zgjedhur Elidon Çela. Në qarkun e Shkodrës ëhstë vendosur drejtor policie Fatmir Lleshi ndërsa në Elbasan është vendosur Fatmir Hoxha.
Drejtorët e rinj në qarqe:
Tiranë – Elton Alushi
Durrës – Vilson Bala
Fier – Skënder Hitaj
Lezhë – Altin Mena
Gjirokastër – Altin Merizaj
Berat – Luigj Vathi
Dibër – Artion Duka
Elbasan – Fatmir Hoxha
Shkodër – Fatmir Lleshi
Korçë– Erion Ahmeti
Kukës – Gentjan Berberi
Vlorë – Elidon Çela