Mësohet emri i përsonit që iu përgjigj me armë forcave RENEA në Shkoder…

Shpërndaje

Një 49 vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe ishte i dënuar më parë për vrasje.

Gjatë arrestimit shtetasi Agim Gjata bëri rezistencë, duke qëlluar me armë drejt forcave  RENEA, të cilat kishin rrethuar edhe banesën e tij.  Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e 49 vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, kallashnikov dhe pistoletë, municion luftarak e dylbi.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Neutralizimi”, për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me rekorde të theksuara kriminale, në fushat e krimeve ndaj personit dhe të armëmbajtjes pa leje.

Qëlloi me armë zjarri ndaj shërbimeve të Policisë në momentin e ndërhyrjes për kapjen e tij, falë profesionalizmit të shërbimeve të Forcës Speciale RENEA, neutralizohet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

49-vjeçari ishte i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe ishte i dënuar më parë për vrasje.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, kallashnikov dhe pistoletë, municion luftarak dhe dylbi.

Shërbimet e Policisë Kriminale të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë të Vau Dejës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën informative, se një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, po futej në banesë, kanë finalizuar, në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, operacionin policor të koduar “Neutralizimi”.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën dhe i kanë bërë thirrje shtetasit, në emër të Policisë së Shtetit, për t’u dorëzuar, 49-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shërbimeve të Policisë.

Shpërndaje