Mes gropave me ujë/ Rruga në “Dobraç të Ri” e amortizuar…

Shpërndaje

Kjo është gjendja që krijohet në rrugët e lagjes “Dobraç i Ri”, zonë periferike e Shkodrës, sa herë që bie shi.

Infrastuktura lë shumë për të dëshiruar. Askush nuk ka ndërhyrë ta riparojë këtë segment.

 Në fakt,  kërkesat e banorëve gjatë gjithë këtyre viteve për rikonstruksionin e këtij aksi kanë qenë të shumta.

Janë banorët të cilët detyrohen që ta  mirëmbajnë vetë rrugën me buxhetin e tyre, por mendojnë se tashmë ka ardhur koha që institucionet të ndërhyjnë për përmirësimin e infrastrukturës.

 Kërkesat e banorëve gjatë gjithë këtyre viteve për rikonstruksionin e këtij aksi kanë qenë të shumta. Në këtë mënyrë presin që institucionet përgjegjëse të reagojnë sa më parë dhe të mundësojnë një projekt për të investuar në atë rrugë të lënë në harresë prej shumë vitesh.

 Kjo rrugë është tepër e rëndësishme, pasi e përshkojnë qindra banorë që lidhen me zonën e By-Pass-it dhe rrugën nacionale Shkodër-Hani i Hotit.

Shpërndaje