Në javën e parë të tetorit do të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste. Kjo mbledhje ishte parashikuar të mblidhet më herët, por për shkak të situatës është shtyrë disa herë me radhë në verën që lamë pas.
Sipas burimeve mësohet se Asambleja do organizohet në 3 rajone, një në Shkodër, Fier dhe Tiranë për të bërë të mundur respektimin e masave anticovid dhe do të lidhen me njëra tjetrën on line, ku do të njoftohen dhe vendimet.
Asambleja e PS-së pritet të diskutojë mbi organizimin e zgjedhjeve, por edhe për faktin se duhet të përcaktojë edhe drejtuesit e rinj të PS-së, pasi sekretariatit iu ka mbaruar mandati. Para Asamblesë, Rama duhet të mbledhë Kryesinë e PS për vendimet që do të merren nga forumi i socialistëve.
Sakaq mbledhje realizohet vetëm kur është kryer vetëm një ndryshim në qeveri, ai i largimit të ministres së Arsimit, Besa Shahini, duke e zëvendësuar me deputeten socialite, Evis Kushi. Nuk dihet ende nëse do të ketë ndryshime të tjera në qeveri, ku janë përfolur disa ministra, e në mes tyre edhe ai i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, edhe pse ky i fundit e ka mohuar.
Mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë kryeministri Rama do të bëjë ndryshime të tjera kur na ndajnë më pak se 7 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku socialistët kërkojnë mandatin e tretë qeverisës.