
Ne programin per strategjite dhe zhvillimin e infrastruktures te paraqitur nga PD kandidatja per deputete e Shkodres znj Senada Mehmeti, gjithashtu edhe inxhinierja qe prezantoi infrastrukturen ajrore, i propozon live liderit te PD prof,dr Sali Berishes aeroportin e Shkodres si nje pike kyçe e infrastruktures ajrore ne Shqiperi.
Znj Mehmeti theksoi se Shkodra e meriton nje aeroport si metropoli i veriut dhe qe do te sillte nje zhvillim madhor ne ekonomi, turizem dhe punesim ne zone. Si nje njohese e mire e aviacionit Senada tha se Pozicionimi i aeroportit lejon nje fluks fluturimesh duke marre keshtu edhe nga trafiku ajror i vendeve fqinje dhe duke e kthyer Shkodren ne pike kyçe edhe ne arenen nderkombetare.
Pas kesaj lideri i PD prof. Dr. Sali Berisha, tha se kjo gje do te merrej ne konsiderate dhe do te behej studim fizibiliteti. Gjithashtu pas kesaj kerkese nga znj. Mehmeti vemendja e tij u perqendrua tek Shkodra duke rreshtuar bukurite natyrore qe ka dhe vemendjen qe do te marre ne qeverine e ardhshme.