Gazetari Igli Çelmeta komentoi megaoperacionin e SPAK, ku u arrestuan, biznesmenë, e zyrtarë të lartë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se do të ketë dhe arrestime të tjera në nivel drejtues të policisë së shtetit.
Edhe pse nuk përmendi emra ai nënvizoi se punonjësit në radhët e policisë kanë dhënë informacione për pjesëtarë të bandave kriminale.
“Do të ketë në të ardhmen arrestime dhe në nivel drejtues të policisë së shtetit pasi SPAK ka nj metodë të saj në hetim. SPAK i zgjat hetimet dhe i thellon ato. Në momentin që SPAK lëshon një urdhër-arrest për një drejtues të lartë shtetëror e lëshon këtë urdhër, kur ka prova të pakundërshtueshme. Theksoj vetëm faktin që do të ketë dhe arrestime të drejtuesve që janë përfshirë në ngjarje kriminale, kur kanë dhënë informacione për pjesëtarë të bandave kriminale”– tha ai.