Policia në sajë të një operacioni të zhvilluar, ka arrestuar 150 persona. “BalkanWeb” mëson se këta persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni antidrogë.
Mësohet se arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.
Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona, po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie.
Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë.