Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu foli për mediat pas takimit “kokë më kokë” më liderin e PD, Lulzim Basha në selinë blu.
Mediu deklaroi se do të garojë në një koalicion me PD, ndërsa kërkoi që të merren parasysh edhe idetë e partive të tjera
“Ka një analizë të thjeshtë se sa mandate i takojnë PD dhe PR. Ajo që dua të them pavarësisht se kush është emri i personit, PR do jetë kontributore për të marrë vota në Kukës dhe Dibër dhe në zona të tjera që s’kemi pretendime për kandidatë. Programi i PD është i plotë dhe meqë flasim për bashkëpunim politik, ky program duhet të përfshijë dhe idetë e partive të tjera. Secila parti ka specifika. Opozita të maksimalizojë sa më shumë votat. Do të garojmë në një koalicion të përbashkët me PD. E rëndësishme është njëlloj zgjimi i qytetarëve shqiptarë. Janë të rëndësishme votat e PR dhe të aleatëve.”