Vendimi i ISHSH për mbylljen e sinjalit të transmetimit të RTV Ora ka gjetur jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Prestigjioze si “Nju Jork Times”, “Associated press”, “Daily telegraf”, “Abc news” etj kanë pasqyruar shqetësimin për këtë vendim të paprecedent. Theksi vihet tek fakti se nuk po mbyllet një biznes, por po cenohet lira e fjalës, duke përdorur situatën e pandemisë në vend.
Ndërsa “Zëri i Amerikës” ka bërë një pasqyrë të gjithë situatës, duke u fokusuar tek vendimi, kundërpërgjigjja e TV Ora me denoncimin ndaj ISHSH dhe reagimet e shumta që shkaktoi në komunitetin vendas të gazetarëve, shoqatat e medieve, si edhe politika.
“Masat ndaj Televizionit ORA News pasojnë kritikat në rritje ndaj qasjes së qeverisë me mediat në vend. Pak muaj me parë shumica u vu në konflikt të hapur me komunitetin mediatik, pas propozimit të të ashtuquajturit ligj të antishpifjes. Pavarësisht se i rezistoi fillimisht kritikave të shumta dhe ndërkombëtare, ajo u detyrua të tërhiqet nga trysnia në rritje dhe përfshirja më pas dhe e Komisionit të Venecias i cili pranoi kërkesën e Këshillit të Europës për të shqyrtuar propozimin ligjor të qeverisë shqiptare.”, shkruhet në artikullin e VOA-s.
Lajmi është përhapur thuajse në të gjithë botën, SHBA, Kanada, Australi, Kinë, Japoni, pjesa më e madhe e Europës dhe gjithë vendet e rajonit.