Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen rezistencës.
Në një moment, teksa bashkëbisedonte me një qytetar, Kryemadhi tha se kur të vijë në pushtet “do t’i ha veshin” kryeministrit Edi Rama.
“Unë do i ha veshin Edi Ramës. Jam e zhgënjyer nga politika, kjo histori nuk ka të bëj me zhgënjim politik. Më varni te Kali i Skëndërbeut, të marr përgjegjësit të Ramiz Alisë, të Lulzim Bashës, Fatos Nanos, të Ilir Metës, të gjithë artistëve që janë rrogëtarë në Bashki, unë marr përsipër në emër të 30 viteve tranzicion, më kryqëzoni dhe të bien rehat dhe të laj të gjithë haqet e njerëzve”, tha Kryemadhi.
Sa i përket dhûnës së ushtruar nga forcat e policisë në protestën e zhvilluar mëngjesin e së dielës, Kryemadhi theksoi se: “Ajo policja që goditi Silva Cakan në furgon, ta mbajë mend, se thonjët e saj si shtrigë në fytin e saj do të ngulen. Ta mbaj mend çdo polic që do të prekë me dorë qytetarët. Do t’i bëj personale. Mua këtu më ka, unë do bëj detyrat e mia, do të rri këtu sa të kem mundësi. Ja do të ulem këtu. Më mirë në burg dhe me dinjitet se sa në shtëpi dhe me turp”.