“Më të mirët e vitit 2024”/ “Shkodra Sport” organizon eventin sportiv…

Shpërndaje

Për të tretin vit radhazi “Shkodra Sport” ka organizuar eventin sportiv “Më të mirët e vitit 2024”.

Këtë vit, aktiviteti u mbështet nga Bashkia Shkodër, duke i dhënë rëndësinë që duhet këtij eventi, i cili vlerëson të rinjtë, por edhe veteranë të sportit shkodran e shqiptar.

Mbrëmja në kinema “Republika” nisi me vlerësimin me “MIRENJOHJE” tre veteranë të sportit shkodran dhe pikërisht ish- futbollisti Isa Sukaj, ish- kampionia e atletikës Angjelina Gurakuqi dhe trajneri i basketbollit Roland Koka.

Në vijim, në fokus ishte vlerësimi për talentet e vitit në sport, ku u nderuan Antonino Mullisi, Renato Gurra, Erdi Duka dhe Sidrit Kopliku, Aris Ara, Viki Tafrruku, Menida Meta, Klevis Koçeku, Mario Lugaj dhe Bujar Tafa.

Pika kulmore e eventit ishte shpallja e “Më të mirëve të vitit 2024”, ku u përzgjodhën: Bruno Rrotani, Nora Deda, Senad Drini, Mateo Balaj, Kasandra Kovaçi, Bernada Rreshpja, Esmeralda Franja, Bekim Balaj, Franko Burraj dhe Nelson Hysa.

Përmbyllet kështu një edicion I suksesshëm I këtij eventi, që ashtu siç thotë organizatori Gjegj Kola, duhet të vijojë.

Shpërndaje