Pas më shumë se 20 vitesh në qytetin e Shkodrës po vendosen semaforët, të cilët tashmë sipas planit të ri të mobilitetit të përcaktuar nga Bashkia Shkodër, janë përqendruar në qendër të qytetit. Për inxhinierët, prova me 2 semaforët e parë rezultoi me sukses duke shmangur kështu trafikun.
Fillimisht do të jenë 6-të të tillë në kryqëzimet kryesore të qytetit të Shkodrës.
Vendosja e semaforëve, fillimisht pranë sheshit kryesor të qytetit, ka dalë si nevojë e rregullimit të trafikut dhe lëvizshmërisë së qytetarëve në këtë zonë të qytetit.