Banorët e njësisë administrative Postribë në Bashkinë e Shkodrës shumicën e kohës e kalojnë në erresirë. Shkak i ndëprerjes së energjisë është amortizimi i rrjetit, në të cilin nuk është investuar prej dekadash.
Si pasojë e erërave të forta telat rrezikojnë të shkëputen dhe të bien në tokë duke kërcënuar jetën e banorëve. Ndërkohë burime nga OSHEE thanë se është duke u punuar për projektin dhe shpejt pritet të ndërhyhet e në zonat e kësaj njësie ku ka probleme.