Më në fund bëhet realitet, ja data kur nisin punimet për rikonstruksionin e xhamisë së “Plumbit”…

Shpërndaje

Takime pune për fillimin e fazës së re intensive të restaurimeve në xhaminë e Plumbit

Të mërkurën më 7 shtator 2022, pranë xhamisë së Plumbit u zhvillua një takim konsultativ pune mes përfaqësuesve të institucioneve të Myftinisë Shkodër, Drejtorisë së Ruajtjes së Trashëgimisë Kulturore Shkodër (DRTKSH), e përfaqësuar nga drejtorja Besara Potgorica dhe kompanisë kontraktore turke “Kadioglu”, e cila do të merret me zbatimin e projektit restaurues të xhamisë, me supervizor Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Shqiptare.

Përfaqësuesit e Myftinisë, teologët Arben Halluni dhe Lavdrim Hamja si dhe menaxheri i vakfit-pronave, Blendi Alushi falënderuan institucionet turke dhe shqiptare për përkushtimin dhe angazhimin e tyre maksimal për të avancuar në projektin e shumëpritur nga besimtarët e zonës, të qytetit dhe përtej tij. Ata shprehen gatishmërinë e institucionit të Myftinisë Shkodër, për të ndihmuar së bashku me institucionet shtetërore në zgjidhjen e çdo lloj problematike, që mund të dalin gjatë zbatimit të këtij projekti madhor.

Në tatim u diskutuan hapat e reja dhe procedurat e zbatimit intensiv të projektit të madh restaurues dhe sistemit mbrojtës nga përmbytjet e xhamisë së Plumbit, që pritet të fillojë të xhumanë, më 9 shtator 2022, me prezencën e Ministres së Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti dhe të Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari.

Kujtojmë, se nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes në mes qeverisë shqiptare dhe qeverinë e turke për restaurimin e Xhamisë së Plumbit në Shkodër, një xhami historike dhe monument kulture i kategorisë së parë, është zhvilluar në Ankara, në janar të vitit 2021 në prani të Presidentit Erdogan dhe kryeministrit Rama, gjatë vizitës së këtij të fundit me disa ministra në kryeqytetin e Turkiye-s.

Myftinia Shkodër, 7 shtator 2022

Shpërndaje