Me maska dhe automatikë, del fotoja e skuadrës që nxorri shqiptarët nga “Al Hol”…

Shpërndaje

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në lidhje me riatdhesimin e katër fëmijëve dhe një gruaje nga kampi famëkeq i “Al Hol” ku mbaheshin gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS në Siri.

Ministria thotë se operacioni u bë i mundur falë bashkëpunimit me autoritetet lokale në këtë rajon, shtetit sirian si edhe atij të Libanit.

Skuadra prej nëntë personash mes të cilëve duket edhe shefi i Anti-terrorit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano ka publikuar edhe një foto para fillimit të operacionit.

Gjatë ditës së djeshme në Shqipëri u riatdhesuan Endri Dumani si edhe Floresha Rasha me tre fëmijët e saj. 

Shpërndaje