“Me bizneset dhe banorët e lagjes Bahcallek.
Sfida më e madhe e çdo familje, sfida e madhe e çdo shqiptari sot është kriza ekonomike.
Dhe kjo sfidë nuk mund të zgjidhet nga ata që e shkaktuan këtë krizë të thellë ekonomike duke e varfëruar, zhvatur dhe taksuar Shqipërinë në këto 7 vite.
Ndaj e gjithë vëmendja jonë, i gjithë fokusi ynë, i gjithë përqendrimi ynë tani është tek e ardhmja.
Është te një ekonomi e fortë dhe një Shqipëri e fortë”, shkruan Ulqinaku.