Dy persona janë arrestuar nga policia gjatë një operacioni të koduar “Mesnata” në Shëngjin. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin po udhëtonin, blutë kanë gjetur në bagazh një armë zjarri automatik me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Në pranga janë vënë A.Sh., 37 vjeç dhe A.V.,27 vjeç, banues në Malësi të Madhe, të dy të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin e ngjarjeve kriminale në ditët festive dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri. Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”
Qarkullonin me armë zjarri kallashnikov në automjet, vihen në pranga drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit. Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 1 automjet dhe 2 aparate celularë.
Në zbatim të planit të masave, për rritjen e prezencës së shërbimeve policore në territor, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, trafiqeve të paligjshme, kapjen e personave në kërkim apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, shërbimet e Policisë kanë shtuar kontrollet në akse rrugore dhe në qendra të banuara.
Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “Mesnata”, në kuadër të të cilit Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në bashkëpunim më Komisariatin e Policisë Lezhë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin A.Sh., dhe pasagjer shtetasin A.V., në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një armë zjarri automatik me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.Sh., 37 vjeç dhe A.V.,27 vjeç, banues në Malësi të Madhe, të dy të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit “.