Me 300 km/orë në tunelin e Kalimashit, policia i bllokon Lamborghinin Aleks Vishës, gjobë 100 mijë lekë…

Shpërndaje

Policia rrugore e Tiranës ka bllokuar mjetin tip Lambroghini me të cilët personazhi i rrjeteve sociale Aleks Visha kishte postuar një video me 300 km/orë.

Video e postuar prej tij tregonte shpejtësinë e çmendur me të cilën po lëvizte Visha në tunelin e Kalimashit.

Njoftimi i policise

“Shoqërohet në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, drejtuesi i automjetit, shtetasi ALeks Visha.

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një videoje në të cilën shfaqej një automjet që qarkullonte me shpejtësi 305 km/h, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij. Në bazë të pamjeve filmike të siguruara, është identifikuar dhe ndaluar automjeti tip “Lamborghini” me drejtues shtetasin A. V., të cilin e Policia e ka shoqëruar në Komisariat.

Ndaj drejtuesit të automjetit u mor masë administrative 100 000 lekë të rinj.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon gjithashtu për ndalimin e publikimeve që kanë karakter joedukativ për sigurinë rrugore.”

Shpërndaje