Një 32-vjeçar me dy mbiemra Fatbardh Doda (Dervishi) është personi që tashmë është shpallur në kërkim pasi ka plagosur me armë zjarri të dashurën e tij 23-vjeçare E.Koroveshi në ambientet e një hoteli në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas news 24, i riu kishte ardhur nga Spanja pak ditë më parë.
Dy të rinjtë ishin të dashur me njëri-tjetrin ndërkohë që mësohet se ngjarja ka qenë aksidentale. Fatbardh Doda ka qenë në gjendje të dehur dhe i është shkrepur aksidentalisht pistoleta dhe si pasojë e reja është plagosur në shpatull.
32-vjeçari menjëherë pas ngjarjes është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka qenë stafi i hotelit që ka njoftuar policinë.