Me 1 shtator 1928, Shqipëria u shpall monarki
U thirr në fron Ahmet bej Zogu. Ky politikan nuk u ngrit rastësisht, ishte atipik dhe brilant në intrigë, ishte shtetar punëtor dhe i pasionuar ndaj shtetndërtimit. Sundimtari serioz, shtetndërtimi ka profesion, nuk e përmbush asgjë tjetër.
Mbreti i ri nuk ishte askushi, sikurse donin ta paraqisnin propagandistët. Ai ishte pinjoll i një familjeje bejlerësh ushtarakë nga Mati (me origjinë nga Pashtriku i Kosovës), sanxhekbej të Ohërit. Perandoria kishte bejlerë nënpunës, bejlerë latifondistë e bejlerë ushtarakë.
Ahmet Zogu doli i talentuar. Në moshën 18 vjeç, ai në krye të 2000 ushtarëve, bashkë me Masar bej Toptanin u futën në Lezhë dhe luftuan atë që quhet beteja e Kakarriqit, kundër serbëve që kishin rrethuar Shkodrën.
Mbreti i ri nuk ishte as i pashkollë. Ai kreu shkollën ushtarake në Manastir dhe liceun ushtarak në Gallatasaraj. U çua në tip ekzili në Vjenë.
Në moshën 25 vjeç u bë garant i Kongresit të Lushnjes, celebrimi i lidhjes së tij me britanikët. Ai mbronte kryeqytetin nga çdo kryengritje. Shtetarët e Tiranës ia mbathnin, ai nuk ikte, ruante institucionet. Për ketë meritë, me propozim të Fan Nolit, Ahmet Zogut iu akordua titulli “Shpëtimtar i Atdheut” dhe himni “Rroftë Ahmet Zogu shpëtimtari i Atdheut” u propozua të këndohej nëpër shkolla. Në 1924 u detyrua të ikte në Jugosllavi pas nuk kishte post shtetëror, ishin qeveritë Vrioni e Vërlaci të cilat nuk e emëruan komandant të përgjithshëm, ndaj ra shteti. U kthye nga Jugosllavia me kërkesë të britanikëve. Erdhi disi natyrshëm deri tek shpallja mbret.
Me stabilitetin që krijoi monarkia, ndërtoi shtetin shqiptar. Faktikisht, Ahmet Zogu ishte konkretizuesi në realiteti i asaj që ishte shpallur në letër në 28 nëntor 1912. Ndërtoi institucionet juridike, politike, ekonomike, financiare, arsimore e kulturore. Edhe në planin personal ai investoi për t’i ndejtur larg banalitetit, mbante me vete njerëz të ditur si Sotir Martini e Qemal bej Mesareja (Sotir Martini është personi në të majtë të tij në ketë foto).
Zogu nuk ishte hero, ka anët e errëta. Megjithatë duhet respektuar për çfarë i dha Shqipërisë.
(Marrë nga Indrit Vokshi)