Duke nisur nga e premtja me datën 1 prill pensionistët do të përfitojnë pensionin e rritur në masën 3.7% si dhe bonusin për kategoritë përkatëse. Bonusi prej 3 mijë lekësh për 3 muaj rradhazi do të tërhiqet bashkë me pensionet. Pensionistët familjarë janë rreth 3500 që e përfitojnë, krahas tyre edhe invalidët. Duke qënë se bonusi për kompensimin e rritjes së çmimeve të shportës përfshin edhe familjet me ndihmë ekonomike si dhe personat me aftësi ndryshe.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore sqaron si do të veprohet për ata që janë përfitues në disa kategori. Ata që përfitojnë nga dy ose më shumë kategori do marrin vetëm një herë. Të gjithë qytetarët që përfitojnë nga ky bonus kanë afat për ta tërhequr deri më datë 30 qershor.