Ne orët e mesditës një 40- vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. Pushuesit e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 40 vjeçarit por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se në plazhin e Velipojes ende mungojnë në disa subjektë rojet bregdetare ndërsa edhe ambulanca ka vonuar për të shkuar në vendngjarje.
Në plazhin e Velipojës edhe pse ka një numer të lartë turistësh ende nuk është hapur qendra shëndetësore dhe ende nuk ka një ambulancë që qendron në gatishmëri për çdo rast emergjent shëndetësor.