Ish kryeparlamentarja, Jozefina Topalli ka reaguar pas firmosjes së marrëveshjes mes pozitës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Topalli thotë se Rama dhe Basha u rikthyen sërish në krahët e njëri tjetrit pas pushimit të çështjes nga gjykata për lobimin rus.
“Ja kështuuu… pasi pushoi “çështjen gjykata”.. rikthehen përsëri në krahët e njeri tjetrit”, shkruan Topalli.
Kujtojmë se dje Gjykata e Tiranës vendosi pushimin e çështjes për kreun e PD-së, Lulzim Basha si dhe zyrtarët e PD-së, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, pasi u akuzuan për e falsifikimin e formularëve, lidhur me kontratat e lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikë.
Ndërkohë ditën e sotme, PD ka firmosur marrëveshjjen e bashkëpunimit për Reformën Zgjdhore. Pak më herët Basha bëri me dije se opozita ka mandatuar Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin si dakordësues me mazhorancën për miratimin e Reformës Zgjedhore