Është mbyllur procesi i votimit në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha, ku do të merren vendime të rëndësishme për drejtuesit e forumeve.
Sipas burimeve bëhet me dije se në Këshill u votua për propozimet e kryedemokratit Lulzim Basha për sekretarin e përgjithshëm dhe nënkryetarët e PD-së.
Gjithashtu bëhet me dije se se këshilltarët dhe anëtarët kanë votuar me Po ose Jo propozimet e bëra.
Nga ana tjetër, mësohet se ish nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili e drejtoi këtë forcë politike për më shumë se një vit pasi Basha dha dorëheqjen, do të votëbesohet në Këshillin Kombëtar si sekretar i përgjithshëm në vend të Gazment Bardhit. Ndërsa katër nënkryetarët do të jenë Roland Bejko, Flutura Açka, Kreshnik Collaku dhe Oriola Pampuri.
Lidhur me rezultatet e votimit do të ketë një komunikim zyrtar nga PD.
PROPOZIMET
Xhemal Bushati – Kryetar i Këshillit Kombëtar
Enkelejd Alibeaj- Sekretar i Përgjithshëm
Nënkryetarë të PD
Flutura Açka
Kreshnik Çollaku
Orjola Pampuri
Roland Bejko
Jemin Gjana- Kryetar i komisionit zgjedhor./shkodraweb/