Vllaznia ka arritrur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë përballë Luftëtarit, me rezultatin 0-2.
Malota ishte ai që kaloi në avantazh skuadrën e Vllaznisë, në minutën e 85-të. Ndërsa Gilman Lika vulosi fitoren në minutën e dytë të shtesës.
Nuk ishte aspak një fitore e lehtë për shkodranët, që vuajtën deri sa erdhi goli i parë.
Luftëtari kishte rastet e veta, të cilat nuk i shfrytëzoi ashtu siç duhet. Hyseni dhe Fili patën raste të mira, por pa sjellë rezultat.
Kështu Vllaznia ka shkuar në kuotën e 20 pikëve, ndërsa Luftëtari është në një pozitë shumë të vështirë, pasi ndodhet në vendin e nëntë me 8 pikë.