Në kuadër të masave mbrojtëse ndaj Koronavirusit Posta Shqiptare ka vendosur të mbyllë të gjitha zyrat e pensioneve deri në një urdhër të dytë. Në një njoftim për mediat Posta Shqiptare thotë se pensionet do të shpërndahen në adresat e pensionistëve dhe pa asnjë kosto.
Për këtë posta kërkon nga pensionistët të depozitojnë adresën e saktë të banesës, numrin e telefonit dhe numrin personal të kartës së identitetit në kutinë postare pranë zyrave ku ata tërheqin pensionin.
Njoftimi i plotë:
Posta Shqiptare, në funksion të menaxhimit të situatës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, bën të ditur për të gjithë pensionistët se:
- Zyrat e pensioneve do të jenë të mbyllura, deri në një urdhër të dytë.
- Pensionet do të shpërndahen nga Posta Shqiptare në adresat e pensionistëve pa ASNJE kosto.
- Pensionistë, janë të lutur të depozitojnë numrin e telefonit, adresën e saktë dhe ID e kartës së identitetit, në kutinë postare pranë zyrës ku ata tërheqin pensionin.
- Në çdo zyrë postare do të afishohen numra kontakti për çdo informacion të nevojshëm rreth shpërndarjes së pensioneve.
Për çdo pyetje apo paqartësi në lidhje me procesin e shperndarjes se pensioneve ne shtepi, mos hezitoni të na kontaktoni.
Ju lutemi per shperndarje te menjehershme.