Një nismë vullnetare është ndërmarrë këtë fundjavë për pastrimin e lumit të Shalës. Klubi Alpin nga disa sipërmarrës nga Prishtina kanë vendosur të pastrojnë Komanin këtë paradite ndërsa një tjetër grup është ndalur në pastrimin e Fierzës.
Kjo nismë do të vazhdojë edhe me pastrimin e liqenit të Kukësit në javët në vijim pasi ditët e fundit është ndotur nga mbeturinat plastike.
Pamjet janë të trishta dhe është për turp gjendja ku është katandisur “Tajlanda” shqiptare.