Mbledhja e Këshillit Bashkiak/ Miratohen pikat e rendit të ditës…

Shpërndaje

Këshilli i Bashkisë Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e parë të këtij viti me risinë e trasmetimit live në faqen e facebook-ut të këtij institucioni .

Në këtë mbledhje ishin parashikuar për diskutim dhe votim pr/vendime që lidheshin me kriteret dhe fondin shtesë të ndihmës ekonomike,ndryshimet në emërtesat e disa rrugëve,subvencionimet e qerave ,banesat sociale dhe këshillin artistiko-kulturor.

Fillimisht ,nënkryetari i Bashkisë Shkodër,Tonin Dedaj tërhoqi nga rendi i ditës një pikë,ku bëhej fjalë për ndërtimin e një ure tip beli në fshatin Rragam.Nënkryetari Dedaj relatoi për ndryshimin e kritereve që përcaktojnë familjet përfituese të ndihmës ekonomike. Lidhur me propozimet rreth shtesave në dokumentacion për familjet që kërkojnë ndihmë ekonomike,këshilltarja Nersada Mandija sqaroi se nuk është e nevojshme,pasi verifikohen nga sistemi kombëtar.Mbledhja vijoi me diskutimet për miratimin e ndryshimeve në emërtesat e disa rrugëve.

Këshilltarët miratuan ndryshimin e emërtimit të rrugës së “Bostanëve “në “Remzi Hoxha”, rrugës “Vekshar” në “Mustaf Daija”,rrugës “Sami Repishti” në “Rruga e Anamalëve”,rrugës “Fetih Dizdari” në “Sami Repishti”,rrugës “Hysen Laçej “në “Hasan Muhamet Halluni”,rrugës “Vatë Martini” në “Aleks Nika” .

Në lidhje me këto ndryshime ,këshilltari Gëzim Galiqi kërkoi infomacion për komisionin që përcakton emrat e rrugëve

Nënkryetari Dedaj u shpreh se emërtesat e rrugëve janë kopetencë e kryetarit të Bashkisë.

Nga ana e saj, kryekëshilltarja Brisela Kadija sqaroi se nuk ka një komision ,por propozimet vijnë nga kryebashkiaku,këshilltarët dhe qytetarët.Të gjitha pikat e diskutuara u miratuan me shumicën e votave të këshilltarëve bashkiakë.

Shpërndaje