Mbetjet në zonat periferike/ Tek Varrezat e Dëshmorëve në Shkoder situata është shumë e rëndë…

Shpërndaje

Hedhja e mbeturinave në periferitë e qytetit të Shkodrës është kthyer në një shqetësim që vijon prej vitesh. U  bë një kohë e gjatë që mbetjet janë rikthyer pranë “Varrezave të Dëshmorëve”, gjë e cila është një problem shqetësues për banorët.

Fillimisht,  banorët e kësaj zone u liruan nga shqetësimi disavjeçar i djegies së qindra tonëve mbeturina ditore të qytetit të Shkodrës, që shkarkoheshin në këtë ambjent, por tashmë ky fenomen është duke u bërë një problem serioz për ta.

Ndërkohë, nga ana tjetër, pjesa  më e madhe e mbetjeve përfundojnë në shtratin e lumit Kir,  i cili kalon aty duke e ndotur gjatë gjithë vitit. Gjithashtu veprime të tilla tregojnë një mungesë respekti total për kontributin e atyre të cilët prehen në atë vend.

 Në zonën tek Varrezat e Dëshmorëve në periferi të qytetit të Shkodrës jetojnë një numër i konsiderueshëm familjesh, të cilat janë të detyruara të përballen çdo ditë me këtë pamje e cila lë shumë për të dëshiruar , ndaj institucionet përgjegjëse duhet të marrin masat e nevojshme për të parandaluar një fenomen të tillë.

Shpërndaje