“Mbeten dhe pak ditë nga data 8 mars”, Celibashi thirrje partive: Të zgjidhen figura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve

Shpërndaje

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u bën thirrje partive politike që të zgjedhin kandidatura me integritet për zgjedhjet në 25 prill.

Teksa na ndajnë pak ditë nga afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ, përmes një postimi në rrjete sociale, Celibashi thotë se figurat që do zgjidhen duhet të plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve.

“Mbeten dhe pak ditë nga data 8 Mars, që është edhe afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet për çdo qark. Inkurajoj partitë politike të zgjedhin kandidatura me integritet dhe që plotësojnë kriteret ligjore për të qenë përfaqësues të shqiptarëve” – shkruan Celibashi.

Shpërndaje