Mbërrin një Urgjencë nga Shkodra, në Infektiv 10 të shtruar më shumë se një ditë më parë. Viktima nga Kruja, ish-pacient i Hematologjisë

Shpërndaje

Në 24 orët e fundit kanë mbërritur në Spitalin Infektiv 13 persona me COVID-19 me komplikacione. Ndërkohë që nga spitali kanë dalë 3 persona dhe sot janë 10 pacientë të shtruar më shumë se një ditë më parë, përfshirë urgjencën e fundit të ardhur paradite nga Shkodra.

Në terapi intensive janë 7 pacientë, 1 i intubuar. Fatkeqësisht kanë humbur jetën një 69-vjeçar nga Kruja dhe burime për News24 bëjnë me dije se viktima ishte ish-pacient i hematologjisë, i transferuar në Infektiv pas zbulimit të vatrës së nxehtë tek Hematologjia.

Burime për News24 thonë se ky është pacienti i tretë i Hematologjisë që ndërron jetë për shkak të COVID-19. Njëri ka ndërruar jetë tek reanimacioni qendror dhe dy tek Infektivi.

Një fat të trishtë patën dhe pacientët e mjekësisë interne, ku 5 prej tyre ndërruan jetë në Infektiv dhe njëri në Sanatorium, pak ditë pasi u prekën nga COVID-19.

Shpërndaje