Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 11700 doza të tjera të vaksinës Pfizer.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se 7020 doza janë nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer dhe pjesa tjetër 4680 nga marrëveshja me Bashkimin Europian.
“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë Pfizer 7020 doza vaksine dhe një sasi e parë 4680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian” tha ministrja.
Në Shqipëri prej janarit po injektohen dozat nga Pfizer, Sinovac, AstraZeneca dhe Sputnik V.