Mbërrijnë në atdhe eshtrat e Qazim Mulletit…

Shpërndaje

Kanë mbërritur në Durrës eshtrat e Qazim Mulletit, kryetar dhe prefekt i Tiranës në vitet 1939 1944. Për ti pritur, në portin e qytetit bregdetar ishin pasardhës të familjes së tij.

“Jam shumë i gëzuar”

“Është një detyrim që kishim. Falenderoj të gjithë ato që morrën pjesë dhe bënë të mundur ardhjen e eshtrave të tij nga Roma në Tiranë.”  

Të pranishëm ishin gjithashtu edhe drejtues të shoqatës “Tirana” dhe zyrtarë vendorë.

Ceremonia për rivarrimin e eshtrave do të zhvillohet më 28 Gusht.

Qazim Mulleti është një nga politikanët dhe figurat më të spikatura të historisë shqiptare.

Ai ndërroi jetë në Romë në vitin 1956. Është një nga figurat e rëndësishme në periudhën e ngritjes së flamurit në Tiranë dhe Vlorë ndërsa ka qenë asistent i Princ Vidit. Po ashtu gjatë revolucionit të Qershorit 1923 ishte në krah të qeverisë Noli. Ai ka emigruar tri herë nga Shqipëria, e fundit në vitin 1945 kur u instalua regjimi komunist. Në atë periudhë gruaja dhe djali i tij u internuan ndërsa edhe familjarët e tjerë u përndoqën politikisht.

Shpërndaje