Kanë mbërritur mbrëmjen e kësaj të premteje 38 400 dozat e para të vaksinës Astra Zeneca.
Në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur vaksinat ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama deklaroi se në muajin prill pritet të vijnë edhe 60 mijë doza të tjera vaksinash anti-Covid.