Mbajti në ankth Elbasanin për 5 orë/ RENEA ndërhyn, qëllon për vdekje 71-vjeçarin Lefter Zhidru

Shpërndaje

Ekzekutohet nga RENEA 71-vjeçari Lefter Zhidru pas terrorit që shkaktoi në Elbasan, duke qëlluar mbi policinë që shkoi ta arrestonte, e duke lënë më pas të plagosur dy persona.

Ndërhyrja ndodhi rreth orës 17:50. Fillimisht u dëgjua një shpërthim e më pas të shtëna. I moshuari rezistoi për pesë orë dhe iu përgjigj me të shtëna RENEA-s, ndërsa operacioni mbyllet me këtë bilanc tragjik.


Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se është shpërthyer dera e banesës së të moshuarit Zhidru.

Gjatë këtyre orëve, RENEA ka negociuar dhe ka apeluar që Zhidru të vetëdorëzohet, por pa sukses. Mësohet se Lefter Zhidru ka qënë duke ndjekur raportimet në media dhe është irrituar me disa prej informacioneve të publikuara. Që të qetësohet psikologjikisht është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Kujtojmë që konfliktin Zhidru e pati me bashkëshorten, e cila i shpëtoi fatmirësisht plumbave. Por me të ardhur policia i moshuari nisi rezistencën me armë. Deri më tani nga banesa janë nxjerrë bashkëshortja dhe vajza e çiftit.

Shpërndaje