Mbahet sot Kongresi Zgjedhor i Partisë Socialiste, zbardhet axhenda…

Shpërndaje

Partia Socialiste do të mbledhë sot Kongresin Zgjedhor.

Takimi do të nisën në orën 11:00 në pallatin e Kongreseve, ndërsa mbledhja do të jetë e ndarë në disa panele, ku do të miksohet puna e partisë dhe ajo e qeverisë së Edi Ramës.

Në këtë kongres do të votohet Asamble e re, ku Rama ka kërkuar që të jenë të rinj dhe të filtrohen dy të punësuarit apo drejtorët që kanë poste në parti dhe administratë.

Asambleja e PS ka 350 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit ( kryetarët Kuvendi, deputetë, ministra, kryetarë bashkish).

Një nga çështjet kryesore të diskutimeve për partinë që do të mbahet në fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të PS do të jetë rienergjizimi dhe anëtarësimet e reja.

Gjithashtu Rama pas miratimit të Kuvendit për votën e emigranteve, pritet t’i kthehet edhe njëherë tureve jashtë vendit.

Sakaq, në këtë kontekst, kryesocialisti do të prezantojë edhe platformën për përzgjedhjen e kandidatëve.

Përpos partisë tre shtyllat objektiv të qeverisjes do të jenë turizmi-antikorrupsioni dhe mirëqeverisja.

Përveç kryeministrit pritet të flasin edhe ministrat sipas fushave të përcaktuara si prioritet për platformën e qeverisjes së tij.

Shpërndaje