Mbahet disa orë në komisariat invalidi ‘simbol’ i protestave, Gjergj Çuni nga Shkodra…

Share your love

Invaldi ‘simbol’ i protestave opozitare gjatë vitit të shkuar, Gjergj Çuni është mbajtur për disa orë në komisariatin nr. 1 të kryeqytetit.
Sipas Çunit e vetmja arsye që i kanë dhënë është që ai ka qenë i dhunshëm në protestat e tjera.

“Unë jam Gjergj Çuni nga qyteti i Shkodrës, populli asht në pikë të hallit me qeverinë e Edi Ramës.
Erdha sot në protestën e thirrur nga presidenti Ilir Meta dhe thashë po vij pak ma herët dhe kalova nga parlamenti dhe thashë po shkoj të selia e PD, e më shoqëruan në komisariatin nr 1. Më thanë ke bërë dhunë në protesta të tjera. Unë bëj thirrje për tubime paqësore me ec përpara e mos me u ndal”
, tha Çuni për faxnews.

Share your love