Maturantët fillojnë nesër mësimin në shkollë…

Shpërndaje

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) njofton mbrëmjen e sotme se mësimi i maturantëve do të fillojë nesër, më 1 prill.

Sipas njoftimit, nga ana e shkollave dhe strukturave janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID.

NJOFTIM I DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

Pas sugjerimit të sotëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë (ku deri tani mësimi është zhvilluar “online”), fillon që ditën e nesërme, e enjte, datë 1 Prill, 2021.  Nga ana e shkollave dhe strukturave tona janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID. Suksese të gjithëve!

Shpërndaje