Matilda Matija: Rusi, zemra punëtore e Shkodrës që meriton Më shumë…

Shpërndaje

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Matilda Matija, zhvilloi një takim të frytshëm me tregtarët dhe bizneset e Njësisë nr. 4 – Rusi, një ndër zonat më punëtore të Shkodrës. Ajo dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre dhe theksoi përkushtimin për një ekonomi që mbështet punën dhe nxit zhvillimin, duke e vendosur sipërmarrësin në qendër të politikave të së nesërmes.

Postimi i kandidates Matija:

Takim me tregtarët dhe bizneset e Njësisë nr. 4 – Rusi, zemra punëtore e Shkodrës.
Diskutuam hapur për sfidat që përballin çdo ditë: mungesa e infrastrukturës, burokracitë e panevojshme, mungesa e mbështetjes nga institucionet dhe taksat e larta e të pa justifikueshme.

Vizioni ynë është i qartë: më shumë mbështetje për biznesin e vogël, rregull në treg dhe politika që nxisin zhvillim e jo pengesa.
Zëri i tyre është angazhimi im për një ekonomi që u shërben njerëzve që punojnë.

Shpërndaje