Matilda Matija në hapjen e fushatës së PD: Shpresa dhe bashkimi, forca jonë për ndryshim…

Shpërndaje

Më 11 prill, Matilda Matija, kandidate për deputete e Partisë Demokratike, ishte pjesë e hapjes së fushatës në Tiranë, një moment që shënoi jo vetëm fillimin zyrtar të rrugëtimit elektoral të partisë, por edhe ringjalljen e shpresës për ndryshim. Prania dhe entuziazmi i qytetarëve treguan se bashkimi për një të nesërme më të mirë është më i fortë se kurrë.

Postimi i plotë i kandidates Matija:

11 prilli nuk ishte thjesht nisja e një fushate – ishte një dëshmi e fortë se shpresa jeton ende, dhe se ndryshimi është i mundur kur njerëzit bashkohen me zemër.

Na pritët me mbështetje pa kushte, me sy që kërkonin drejtësi dhe me duar të hapura për të ndërtuar së bashku një të nesërme më të mirë. Kjo është forca jonë. Kjo është arsyeja pse vazhdojmë.

Ju faleminderit për besimin. Rrugëtimi sapo ka nisur.

Shpërndaje