
Matilda Matija, kandidate e Partisë Demokratike për Shkodrën, u takua me banorët e Bërdicës, aty ku fjala dhe besimi kanë peshë. Gjatë takimit, ajo prezantoi ekipin e kandidatëve të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, duke ndarë vizionin për një të ardhme më të mirë. Me bindjen se 11 Maji do të jetë dita e ndryshimit, ajo fton qytetarët të bashkohen për fitoren.
Postimi i plotë i kandidates Matija:
Bashkë me banorët e Bërdicës, aty ku fjala dhe besimi kanë vlerë!
Sot prezantuam ekipin e kandidatëve të Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, me një vizion të qartë për një të ardhme më të mirë.
11 majin e bëjmë bashkë!
Voto për ndryshimin, voto për të ardhmen!