Matilda Matija: Lamtumirë Profesor Paulin Ndoja – Ikona e sportit shkodran…

Shpërndaje

Kandidatja e Partisë Demokratike, Matilda Matija, ka ndarë një mesazh ngushëllimi dhe mirënjohjeje për ndarjen nga jeta të profesor Paulin Ndojës, duke nderuar figurën e tij të shquar në sport dhe në shërbim të komunitetit shkodran.

Postimi i kandidates Matija:

Përcillet mes homazheve dhe nderimeve Paulin Ndoja – një figurë e shquar e sportit dhe komunitetit tonë. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në zhvillimin e futbollit dhe përkushtimi ndaj brezave të rinj do të mbeten përherë të paharruar.
Bashkë me z. Armand Duka, presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, shprehëm mirënjohjen dhe respektin për jetën dhe veprën e një njeriu që e deshi Shkodrën dhe sportin me gjithë zemër.
U prehsh në paqe, Profesor.

Shpërndaje