
Kandidatja e Partisë Demokratike, Matilda Matija, ka ndarë emocionet e një takimi të veçantë me mbështetësit në Ganjoll, te Guri i Zi, ku energjia dhe besimi për fitoren më 11 maj ishin të dukshme në çdo bashkëbisedim. Ajo theksoi se Aleanca për Shqipërinë Madhështore përfaqëson të vetmen rrugë për një të ardhme që qytetarët e meritojnë.
Postimi i kandidates Matija:
Dje në Ganjoll, te Gurit te Zi, patëm një takim të mbushur me energji dhe shpresë me mbështetësit tanë të Partisë Demokratike. Bashkë me ta besojmë fort se më 11 maj, fitorja e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore është i vetmi opsion për të ardhmen që meritojmë. Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të palëkundur!
